Mësuesja 67 vjeçare vritet aksidentalisht nga zjarri i bandave në mes të Chicago, SHBA (fotot)

18/08/2021 20:45

Një mësuese 67-vjeçare e fëmijëve me nevoja të veçanta është qëlluar aksidentalisht për vdekje pasi e gjeti veten në mes të zjarrit të dy grupeve të armatosura në zonën South Side në Chicago.

Denise Huguelet u qëllua rreth orës 22.00 mbrëmjen e djeshme dhe u shpall e vdekur pak më vonë në spitalin e zonës, raportonte rrjeti WFLD-TV.

Policia tha se Huguelet ishte pasagjere në një automjet që po udhëtonte drejt jugut të qytetit, kur mori plumbin fatal.

Autoritetet thanë se Huguelet u godit, ndërsa një grua tjetër ishte prekur shkarazi nga plumbi, kur ato e gjetën veten mes dy makinave që po qëllonin ndaj njëra-tjetrës.

Autoritetet e shtetit të Illinois kishin ndjekur më pas mjetet e personave të armatosur me shpejtësi mbi 200 km në orë, derisa një prej tyre u përplas dhe të dyshuarit u arrestuan.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje të të akuzarve.

Ndërsa Huguelet, e cila po shkonte për darkë me bashkëshortin dhe djalin e saj, kishte qenë mësuese për fëmijët e nevojave të vecanta prej 24 vjetësh.

Ngjarja e rëndë vjen një ditë pasi një punonjëse 70-vjecare dyqani, Yvonne Ruzich, u vra me armë nga dy burra teksa qëndronte ulur në makinën e saj jashtë dyqanit, gjithashtu në Chicago.

FOTO GALERI
2/3
Huguelet kishte qenë mësuese për fëmijët e nevojave të vecanta prej 24 vjetësh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA