Kroacia vendos të pranojë afganë që punuan për BE

18/08/2021 13:36

Ministria e Punëve të Jashtme në Kroaci ka konfirmuar se do të marrë refugjatë nga Afganistani.

Bëhet fjalë për banorë lokalë që kanë punuar për BE dhe për të cilët tashmë është bërë apel që të mos i lënë ata në atë vend.

Mijëra refugjatë po largohen nga vendi pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan. Disa vende anëtare të BE-së dhe SHBA tashmë janë bashkuar në ndihmën për t’u kujdesur për refugjatët.

Kroacia kështu do të përmbushë detyrën e saj për të mbrojtur njerëzit që punuan për të për vite me radhë dhe ishin një mbështetje për forcat kroate në atë vend. Këta janë 20 persona, me arsim të lartë, si përkthyes, me aftësi të shkëlqyera gjuhësore. Ata janë shumë të njohur për forcat kroate, të cilët kanë kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë, konkurset për punë në institucione dhe tashmë janë në sistemet e institucioneve kroate, raporton “Vecernji list”.

Top Channel