Kosovë, nëna e vaksinuar kundër Covid: Foshnja lind me antitrupa!

18/08/2021 11:53

Një rast i rrallë është shënuar në Kosovë, ku një foshnje ka lindur me antitrupa kundër Covid 19 nga nëna e saj, e cila ishte vaksinuar më herët kundër koronavirusit.

Foshnja u testua pas ardhjes në jetë dhe rezultoi me antitrupa kundër sëmundjes. Mjekët e postuan fletën e analizave në rrjetet sociale duke treguar rezultatin e tyre. “Çdo kush mund të vaksinohet, ju rekomandoj të gjithë shtatzënat të vaksinohen.

Siç e shihni edhe tek foshnjat e juaja do të prodhojë antitrupa, edhe ato do të jenë të mbrojtura falë jush!” kanë shkruar ata. Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia qe shprehur më herët se do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për të luftuar pandeminë si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Në 17 gusht, në Kosovë u regjistruan pesë viktima dhe 1,765 raste të reja me këtë virus. Vitia sqaroi se pas dërgimit të 173 mostrave pozitive jashtë vendin, 171 rezultuan të prekur me variantin Delta.

Top Channel