Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 viktima si pasojë e COVID-19 dhe 2.110 raste të reja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës. Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408. Në total numri i rasteve aktive është 12.159.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA