Kosovë, 29 pacientë në gjendje të rëndë nëpër spitale

18/08/2021 14:34

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë se në spitalet e përgjithshme në Kosovë si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 575 pacientë, prej tyre 468 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 29 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 418 po trajtohen me oksigjenorapi.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të martën se më 18 gusht do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për luftim të pandemisë, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Më 17 gusht janë regjistruar pesë viktima dhe 1,765 raste me këtë virus.

Ministri Vitia ka thënë të martën se pas dërgimit të 173 mostrave pozitive jashtë Kosovës, 171 kanë dalë me variantin Delta.

“Situata epidemiologjike është shumë serioze, përhapja e variantit Delta është shumë e lartë, dominuese”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se kufizimet e reja do të përfshijnë orar të kufizuar të bizneseve të gastronomisë, meqë shpërndarja më e madhe e virusit ka thënë të jetë pasojë e organizimeve në ambiente të mbyllura.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 17 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 118.752 raste me COVID-19.

Prej tyre, 2.286 kanë përfunduar me fatalite

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA