Kobra e lëshuar në taksi çon në vdekjen e pesë personave në Egjipt (fotot)

18/08/2021 21:45
Gjarpri kishte shpetuar nga kutia e kartonit ku mbahej

Një gjarpër kobra që doli nga bagazhi i një taksie në Egjipt, hyri në kabinën e pasagjerëve dhe sulmoi shoferin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen fatale dhe vdekjen e të pestë njerëzve që udhëtonin në të.

Gjarpri i rrezikshëm helmues mbahej në një kuti kartoni por kishte arritur të dilte prej saj e të kalonte poshtë sediljeve të furgonit. Ai kishte rrëshkitur më tej pranë pedalit të gazit të shoferit, dhe pasi ishte ndjerë i kërcënuar, e kishte sulmuar.

Vetë shoferi kishte braktisur mjetin në lëvizje me katër pasagjerët e tij brenda, por gjeti gjithsesi vdekjen. Minibusi më pas  ishte përplasur me barrierën e betonit të rrugës dhe me një automjet tjetër.

Gjatë hetimeve, familjarët e viktimave thanë se sikur shoferi që braktisi mjetin të mos kishte vdekur, do të akuzohej për vrasje të katërfishtë.

FOTO GALERI
3/3
Gjarpri kishte shpetuar nga kutia e kartonit ku mbahej

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA