Manjati i Porsche tërhiqet nga projekti i “tunelit për një person” në Salzburg, vila nxirret në shitje pas protestave dhe debatit për pabarazinë sociale Për shkak të përhapjes graduale të variantit Delta në Izrael, vazhdon të rritet numri i rasteve ditore me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.832 raste me COVID-19 ndërsa 14 pacientë e kanë humbur jetën nga ky virus.
Sipas kësaj, në Izrael ku jetojnë 9.3 milionë banorë numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 6.708 ndërsa numri i rasteve në 959.129.
Në vend numri i rasteve aktive iu afrua shifrës 60 mijë. Në gjendje të rëndë janë 578 nga pacientë.
Në Izrael dje u raportuan 8.646 raste me COVID-19 dhe u regjistrua si numri më i lartë i rasteve ditore në vend që nga 1 shkurti.
Izraeli i cili arriti të kontrollojë situatën pandemike në muajt e fundit falë vaksinimit, hoqi detyrimin për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura më 19 prill dhe në ambiente të mbyllura më 15 qershor.
Në fillim të qershorit, numri i rasteve aktive në vend u ul në 200 ndërsa numri i rasteve ditore ra nën 20.
Për shkak të rritjes së rasteve, më 25 qershor përsëri u bë e obligueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura./AA/
Top Channel