Godina ‘Sarajet’ e shekullit të XIX mbrëmjen e para dy netëve u gjend mes flakësh.

18/08/2021 19:59

Për vlerat e saj, ndërtesa është shpallur monument kulture e kategorisë së parë që në vitin 1973. Menjëherë qarkulluan dyshimet se kjo zjarrvënie ishte e qëllimshme për të zhvlerësuar godinën. Por nga ana tjetër u përforcuan fjalët se Sarajet janë një vend shumë i lakmuar për ndërtimin në kryeqytet.

Bashkia Tiranë ka nisur procedurat e shpronësimit për ta shndërruar në një institucion kulturor

Por çfarë më konkretisht?

Propozimi që është ngritur nga Bashkia e Tiranës në lidhje me transformimin e sarajeve, përveç restaurimit të objektit, i cili është shumë I nevojshëm pas degradimit disa vjeçar. Njëri nga katet e objektit parashikohet që të jetë një muze etnografik ku jep një informacion më të zgjeruar mbi etnografinë e qytetit të Tiranës”, thotë Nevin Bilali.

Ndërkohë, kanë dalë fotot e projektit paraprak, që në vazhdimësi pritet për përmirësohet.

Janë miratuar në këshillin tonë teknik, nga kryetari i bashkisë, nga qeveria dhe janë drejt fundit të procesit të shpronësimit. Fjalët kanë vazhduar edhe pse gjithë kjo procedurë po ecën. Por më vjen shumë mirë që ne sot t’i informojmë të gjithë dhe ti sigurojmë qytetarët e Tiranës që ky është një xhevahir që do të ngelet në qytet”, shprehet Bilali.

Ndërkohë që procesi i shpronësimit ende po shoqërohet me debate, shumë figura publike shprehën indinjatën e tyre për zhdukjen e memories historike të Tiranës.

Ky është një problem që ka ndodhur në çdo projekt dhe sigurisht në zona delikate siç është qendra e Tiranës. Patjetër që çdo pronar ka të drejtën e tij, gjithsesi qytetarët e Tiranës kanë nevojë për restaurimin e këtij objekti dhe kanë nevojë për  më shumë kulturë”, shton Bilali.

Aktualisht godina mbahet nën kontroll dhe dëmi nga zjarrvënia nuk është i pariparueshëm.

Top Channel