Radhë të gjata mjetesh janë në dalje të pikave kufitare në Kosovë, ku vonesat shkojnë deri në 2 orë ndërsa në hyrje pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet në hyrje dhe dalje të pikave kufitare.

Bëhet e ditur se pritje më të gjata ka në pikën kufitare në Merdarë, ku udhëtarët po presin për të dalë nga Kosova nga një orë e 20 minuta, deri në dy orë, raporton Express.

Në pikën kufitare në Jarinje, udhëtarët po presin nga 10 deri në 15 minuta, derisa në pikat tjera pritja nuk është e gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA