Bashkëpunim me Stinen/ Rozana Radi zbulon detaje nga projekti i ri muzikor: Besoj tek ato dashuri…

18/08/2021 14:19

Këngëtarja Rozana Radi ka bashkëpunuar me Stinen për projektin e ri muzikor që do të mbajë titullin “Serenata”.

Radi ka treguar se kjo këngë do të flasë për një histori dashurie. Në një pjesë të videos që ka publikuar këngëtarja në Instagram, ajo dhe Stine duken në një urban, ndërsa fjalët e këngëtares zbulojnë pak më shumë se për çfarë do të ‘flasë’ kënga.

“Unë nuk kam besuar kurrë tek historitë e dashurive që shkojnë vetëm mirë. Besoj tek ato dashuri që herë pas here e mallkojnë ditën që janë njohur… Besoj tek ato dashuri që kur grinden keq, të bërtasin në fytyrë duke të thënë që të urrejnë! Por pastaj, kanë frikë të të humbasin. Në fund të fundit, në jetë është më mirë të kesh dashuruar dhe ta kesh humbur sesa mos të kesh dashuruar kurrë; sepse një dashuri është dashuri edhe nëse nuk ka të nesërme. Ndaj sot vendosa t’ju tregoj historinë tonë të dashurisë… Ne ishim bashkë… pastaj gjithçka që ndodhte jashtë nesh nuk më kujtohet…”, tregon Rozana Radi.

Top Channel