Amerikanët i djegin pasaportat afganëve, DASH nuk përgjigjet!

18/08/2021 12:08

Personeli amerikan shkatërroi pasaportat e disa afganëve kur po largonte materialet delikate nga Ambasada amerikane në Kabul gjatë përgatitjeve për një evakuim të plotë, thotë CNN.

Është e paqartë përse u shkatërruan pasaportat, vazhdon gjiganti mediatik amerikan, por është e mundur që diplomatët të kenë dalë në përfundimin se do të kishte qenë e rrezikshme që dokumentet të binin në duart e talebanëve që më pas do t`i shenjestronin afganët në fjalë. Megjithatë, mospasja e një pasaporte krijon komplikime të mëdha për afganët të cilët po përpiqen dëshpërimisht të largohen sa më parë nga vendi.

“Takimet e vizave dhe pasaportave në Ambasadë janë anuluar, dhe pasaportat që ishin në zotërimin e ambasadës, janë shkatërruar. Aktualisht, nuk është e mundur të ofrohen shërbime të tjera vizash në Afganistan, “thuhet në mesazhin e selisë së misionit diplomatic të SHBA-së në Kabul. Aty theksohet më tej se “Departamenti i Shtetit këshillon të gjithë njerëzit që presin përfundimin e këtij procesi, të gjejnë strehim e të mos shkojnë në aeroport derisa të thirren, por të ndjekin me kujdes udhëzimet.

Ligjvënësi republikan Tom Malinowski tha se SHBA do të gjejë mënyrën të identifikojë afganët të cilëve i është djegur pasaporta. Aktualisht, SHBA-ja nuk po e mbron ambasadën e saj të evakuar plotësisht tashmë në Kabul, por zëdhënësi i DASH, Ned Price kujtoi se kompleksi ndodhet në një zonë të fortifikuar rëndë. Departamenti i Shtetit nuk i është përgjigjur kërkesës për koment në lidhje me shkatërrimin e pasaportave.

Top Channel