Vitia fton krerët e institucioneve shëndetësore, diskutohet për masat antiCovid
17/08/2021 16:47
Rritja e rasteve të reja me COVID-19 ka alarmuar institucionet shëndetësore.
Për këtë qëllim ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.
Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19.
“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, do të mbaj konferencë për media lidhur me situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19. Konferenca mbahet sonte, më 17 gusht 2021, në ora 19:30 në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.
Top Channel