Të pengojë valën e emigrantëve afganë/ Ja si duket murin gjigant i ndërtuar nga Turqia

17/08/2021 19:53

Turqia ndërton murin gjigant përgjatë vijës kufitare me Iranin, dëshiron të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani.

Turqia po ndërton një mur prej betoni përgjatë kufirit me Iranin, me qëllim që të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani.

Mijëra qytetarë duan të ikin nga Afganistani, pasi talebanët morën nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit.

Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, e ky vend po frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani, prandaj vendosi ndërtimin e murit 295 kilometra që do të shërbejë si barrierë dhe do të jetë e veshur me tela me gjemba.

Në anën tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që të takohet me talebanët dhe të diskutojnë për paqen në Afganistan.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA