Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona për kultivim narkotikësh. Po ashtu, policia ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Kaninë dhe një punonjës të OSHEE-së.
Policia ka shpallur në kërkim dhe vijon punën intensive për kapjen e shtetasve shtetasve F. K., 45 vjeç, E. K., 22 vjeç dhe K. K., 20 vjeç, banues të tre në fshatin Kaninë.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi , në vendin e quajtur “Çairet”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit F. K., u gjetë dhe u sekuestrua 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe një sasi prej 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proçes tharje.
Në vijim të hetimeve u vunë nën pranga shtetasi A.T., me detyrë kryeplak i fshatit Kaninë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe G. I., 51 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftimi i plotë:
Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Çairet”.
Si rezultat i operacionit u bë shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, shtetasve F. K., 45 vjeç, E. K., 22 vjeç dhe K. K., 20 vjeç, banues të tre në fshatin Kaninë. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi , në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit F. K., u gjetë dhe u sekuestrua 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe një sasi prej 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proçes tharje.
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit, A. T., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Kaninë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe G. I., 51 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Vjedhje e energjisë elektrike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Top Channel