Rriten frikshëm rastet në Kosovë, pesë viktima dhe 1.765 të infektuar me COVID-19

17/08/2021 15:35

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.765 raste të reja dhe 5 humbje jete, si pasojë e Covid-19.

Sipas njoftimit, viktimat ishin nga Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vitisë.

Nga grupmosha 20-29 vjeç të infektuar janë 434 persona, ndërkaq nga 30-39 vjeç janë infektuar 285 vetë.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 10.183. Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 17 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 118.752 raste me COVID-19, ku 2.286 kanë përfunduar me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit, në fund të muajit mars, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më 17 gusht 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA