Arjan Konomi dhe Mevlan Shaba duket se kanë ruajtur shoqërinë e tyre edhe jashtë programit.

Opinionisti i njohur ngacmon shpesh ish-konkurrentin në rrjete sociale duke i përmendur femrat me të cilat ka dalë në program dhe ‘dështimin’ e tij për të dalë i ‘përputhur’ me ndonjërën.

Së fundmi Arjani ka publikuar një fotografi nga pushimet e tij në Karaibe dhe nuk mungoi një koment nga Mevlani.

“Byrazer qenke bo kolumbian”, i ka shkruar ish-konkurrenti por përgjigja e Arjanit ishte ajo që shkaktoi shumë të qeshura.

“Meqë s’të eci me të bardha po të gjej një me ngjyrë këtej o mavri”, ia ktheu opinionisti.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel