Mesut Ozil më në fund rikthehet të shënojë pas 18 muajsh. Ish-mesfushori i Realit të Madridit dhe Arsenalit, festoi realizimin e një goli në radhët e Fernebahces, tetë muaj pasi u transferua të skuadra turke.

Goli i 32-vjeçarit i dha tri pikë Fenerbahces në ndeshjen e javës së parë të Superligës së Turqisë, kundër Adana Demirsporit në transfertë. “Playmaker”-i e tundi rrjetën 11 sekonda pas vërshëllimës së kryesorit për nisjen e pjesës së dytë, pas një topi të marrë nga Kahveci.

Ky ishte goli i tij i parë që kur u transferua në Turqi, në janar, pasi karrierës së tij shtatëvjeçare e gjysmë tek “Topçinjtë” e Londrës.

Top Channel