Pesë organet vinin nga i njëjti donator dhe ishin të infektuara me bakterin mish-konsumues.
Pesë pacientëve në spitalet izraelite të Beilinson e Ichilov, u ishin bërë transplante organesh të infektuara me një bakter mish-konsumues, raportonte rrjeti vendas N12, duke shtuar se asnjë prej tyre nuk arriti të mbijetonte.
Incidenti i publikuar së fundmi për herë të parë ka ndodhur në 2017, teksa familjet e viktimave kërkojnë njohje për dhimbjen e pësuar.
Maxim Kakon ishte punëtor mermeri dhe u prek nga një sëmundje e rëndë e mushkërive. Ai kishte pritur prej një viti për transplantin, por pak pas tij u dërgua me urgjencë në spital.
“Pas transplantit, ai nuk po zgjohej dhe nuk po arrinte të merrte frymë pa ventilues,” thotë e veja e tij Yehudit Kakon. “Doktorët më thirrën e më thanë se kishte një problem: Pesë organe ishin transplantuar nga donatori në pacientët, dhe të pestë pacientët kishin vdekur. Ne ishim të shokuar, ishte një katastrofë e rëndë dhe dikush duhet të mbante përgjegjësi.”
Pacienti Raif Sarhan kishte marrë si transplant zemrën deh vdiq një javë pas Maxim.
“Burri im ishte 52 vjeç dhe ishte infermier. Kishte diabet dhe dështim të zemrës. Kur na njoftuan se donacioni i organit ishte i gatshëm u gëzuam shumë dhe shkuam me nxitim në spital. Por ai nuk u zgjua kurë nga anestezia e operacionit”, thotë e veja e tij, e cila bashke me te afermit e tjere po pergatisin padine ndaj pergjegjesve.
Top Channel