Futbollisti i Liverpoolit, Leighton Clarkson, do të bashkohet me Blackburn Rovers në formë huazimi për një sezon.

19-vjeçari u stërvit me Rovers paraditen e kësaj të hëne, të zyrtarizohej si përforcim i ri i skuadrës.

Clarkson, i cili ra në sy gjatë fazës përgatitore, po ndjek gjurmët e shokut të skuadrës te Liverpool, Harvey Elliott, i cili kaloi një sezon të suksesshëm në huazim në “Wood Park”.

Prania e Clarkson te Rovers pritet të ketë një ndikim te Rovers për promovim në elitën e futbollit anglez.

Top Channel