Goditje me thikë, gazetarë të rrahur në protestën anti-vaksina në Los Angeles (fotot)

16/08/2021 16:09

Një protestë kundër vaksinave të detyruara para bashkisë së Los Angeles në SHBA degjeneroi dje në kaos dhe përleshje mes protestuesve anti-vaksina, policisë dhe kundër-protestuesve që mbronin vaksinimin.

Një burrë u qëllua me thikë dhe një gazetar u sulmua në marshimin kundër vaksinave të detyruara të COVID-19 në bashkinë e Los Angeles ku qindra njerëz më flamurë amerikanë bënin thirrje për “Liri mjekësore”.

Një grup kundër-protestuesish ishin mbledhur pranë tyre dhe pak më vonë një përleshje shpërtheu mes dy palëve, raportonte Los Angles Times, pa qartësuar se cila e nisi sherrin.

Policia e Los Angeles tha se 1 person u godit me thikë, ndërsa gazetari i rrjetit lokal KPCC, Frank Stolze shihej duke vrapuar teksa tentonte t’i shpëtonte protestuesve që e ndiqnin dhe e godisnin me shkelma në parkun pranë bashkisë.

Policia tha se Stolze u sulmua teksa tentonte të intervistonte një protestues.

Protesta u zhvillua kundër urdhrit të  bashkisë që kërkon që njerëzit të jenë të paktën pjesërisht të vaksinuar kundër COVID-19 për të hyrë në ambjentet e brendshme publike.

FOTO GALERI
2/8
Përleshje nisen mes protestuesve anti-vaksina, policisë dhe kundër-protestuesve që mbronin vaksinimin.

Top Channel