Ndodhi ajo që, në fakt, pritej. Wolfsburgu eliminohet në tavolinë nga Kupa e Gjermanisë. Edhe pse fituan 3-1 ndaj Preussen Munster, pak ditë më parë, “Ujqërit” nuk mund të vazhdojnë më tej në këtë kompeticion. Faji për gjithçka është i stafit teknik, me në krye trajnerin Mark van Bommel.

Holandezi kreu gjithsej 6 zëvendësime, një më shumë nga ç’parashikonte rregullorja: 3 në kohën e rregullt dhe 3 në kohën shtesë. Një episod që sjell në mendje atë që ndodhi rreth shtatë muaj më parë në Kupën e Italisë, në ndeshjen midis Romës dhe Spezias, kur Paulo Fonseca bëri zëvendësimin e gjashtë, që i kushtoi Romës eliminimin.

Tashmë vendimi është marrë, në raundin tjetër nuk do të luajë Wolfsburgu, por Preussen Munster. Mediet në Gjermani e kanë sulmuar ashpër van Bommelin, duke e etiketuar madje “injorant” sa u përket rregullave të lojës.

Top Channel