Ekspozita e artistëve italianë/ “I veggenti” në Tiranë, një urë kulturore mes dy vendeve

16/08/2021 12:27

Patrick Tuttofuoco punon prej dhjetëra vitesh në sferën publike, duke krijuar punë që lidhin vendet historike të zonës me pop kulturën bashkëkohore.

Andrea Anastasio është një autor i cili punon me mediume të ndryshme në fushën e dizajn-it, arkitekturës dhe artit pamor. Të gjitha punët e tij karakterizohen prej nënkuptimesh filozofike dhe shpesh kanë një natyrë performuese.

Ekspozita “I VEGGENTI” është sjellë nga ambasada e Italisë, dhe shënjon një kapitull të ri në marrëdhënien kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë.

Si dhe nga Harablel, duke e quajtur një ndërhyrje të freskët dhe tunduese në qytet, që do të lërë pas jehonën e saj përmes dy instalimeve të artit publik.

Për italianët takimi me një kulturë shumështresëshe, që ka aq shumë për t’i dhënë anës tjetër të detit Adriatik, ishte një udhëtim me të vërtetë i papritur dhe një zbulim që hap një rrugë afatgjatë bashkëpunimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA