22/12 22:33
Ishte perfekte e sezonit në Premier League nga Liverpooli. “The Reds” triumfuan thellë 0-3 në fushën e Norwichit, që nuk mundi të bënte asgjë në “Carrow Road” për të marrë qoftë një pikë në debutim.
Shkëlqeu në këtë sfidë Mohamed Salah, me një gol dhe dy asiste, ndërsa në radhët e Norwichit luajti titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 77-të Milot Rashica.
Vendësit rezistuan vetëm 26 minuta lojë, pasi Jota, pasi mori një pasim nga Salah zhbllokoi rezultatin. Duhej të vinte minuta e 65-të që pas një kundërsulmi të shpejtë të Liverpoolit, Firmino, i asistuar me zgjuarsi nga “Faraoni”, realizoi të dytin, ndërsa në të 74-tën vetë Salah mendoi për golin e rezultatit përfundimtar 0-3.
Top Channel