Policia po vijon arrestimet e kryepleqve në fshatrat ku konstatohet drogë, por mungesa e provave i ka shpëtuar ata nga qelia.
Edhe më i fundit, ai i fshatit Qafë Mollë, pak kilometra larg Tiranës u la i lirë dhe as prokuroria, as gjykata nuk e aprovuan arrestimin për shpërdorim detyre të kryeplakut Azem Dedej, për të cilin u vendos “detyrim paraqitje”.
Ai dyshohet nga policia se kishte shpërdoruar detyrën duke mos treguar që në këtë zonë ishte mbjellë kanabis, por provat nuk e implikojnë atë. Ishte deklarata e kryeplakut të këtij fshati që e bindi edhe prokurorin se 52-vjecari e kishte të pamundur të kontrollonte terrenin malor dhe të thyer, një shqetësim që ai ja kishte bërë më herët prezent policisë.
“Gjatë këtyre takimeve, si përfaqësues i komunitetit ka ngritur këtë shqetësim se territori është i pamundur për tu kontrolluar, shkelur dhe verifikuar nga ana e tij, kjo për shkak të terrenit të thyer”, insiston prokurori i cështjes që sakaq konsideroi të provuar kultivimin e 25 rrënjëve kanabis për të arrestuarin tjetër që u la në burg.
I dyshuari Rexhep Halili që dyshohej nga policia se kishte bashkëpunuar me kryeplakun tregoi se farat e kanabisit i bleu në zonën e Ali Demit në Tiranë dhe se për shkaqe ekonomike, ai gjeti një ngastër toke në pyjet e këtij fshati dhe mbolli më pas bimën narkotike.
I dyshuari shpjegon se udhëtonte më një motor për të kontrolluar rritjen e bimës dhe se cdo dhjetë ditë e ujiste, por shton se nuk e njihte kryeplakun dhe nuk e ka ndihmuar askush. Më herët gjatë këtyre muajve, policia ka arrestuar dhe vënë nën hetim për shpërdorim detyre pasi në fshatrat e tyre u gjet hashash dhe disa kryepleq, mes tyre ai i fshatit Cacabes dhe Peqin, i fshatit Gurekalis i fshatit Gurekalis, i fshatit Mendrak, i fshatit Bucaj dhe më i fundit i fshatit Zhitom në Berat.
Top Channel