“Ulesha në shtëpi dhe qaja gjithë kohës”/ Miliarderja rrëfen periudhën më të keqe gjatë shtatzënisë (Fotot)

13/08/2021 10:47

Kim Kardashian ka dhënë disa detaje të trishta gjatë koëhës kur ishte shtatzënë me North.

Miliarderja dhe Dukesha e Kembrixhit lindën fëmijën e tyre të parë, përkatësisht North dhe  George në verën e vitit 2013.

Por Kardashian, tani 40 vjeç, ka pohuar se ato kanë marrë trajtim shumë të ndryshëm në media.

Gjatë emisionit “We Are Supported By” me drejtuesit Kristen Bell dhe Monica Padman, ajo kujtoi se mediat e krahasonin me një balenë gjatë kohës që ishte shtatzënë.

Kardashian tha se revistat gjithashtu e krahasuan atë me Kate.

“Ishte vërtet, vërtet e çmendur. Ata gjithmonë më krahasonin me Kate Middleton duke thënë ‘Kate waif dhe Kim balena, waif kundrejt balenës’”.

Në këtë rast me përcaktimin “waif”, edhe Kate është ofenduar pasi nënkupton një person të dobët dhe të paushqyer.

“Ishte aq e keqe. Më vrau vetëvlerësimin. Unë me të vërtetë nuk mund të besoj se kjo ishte e pranueshme. Unë ulesha në shtëpi dhe qaja gjatë gjithë kohës”, tha Kim.

Kardashian tha se ajo ishte diagnostikuar me pre-eklampsi ndërsa ishte shtatzënë, ndaj kishte ënjtje në këmbë dhe fytyrën e saj.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel