“Rrok akademi” në Shkodër/ Iniciativa e shoqatës kulturore që mbledh të rinjtë nga Ballkani dhe Italia

13/08/2021 15:44

Muzika ka bashkuar në Shkodër, rreth 70 të rinj dhe të reja nga i gjithë Ballkani dhe Italia,  të cilët po marrin pjesë në edicionin e 5-të të “Rrok Akademy”.

Iniciativa e  shoqatës Kulturore Rrok Jakaj, me disa nga artistet shqiptare me të njohur në Evropë, ka si qellim, trajnimin e të rinjve dhe rritjen e artistike të tyre.

“Unë jam Marko Djurevic dhe vij nga Serbia. Kam këtu që nga e hëna dhe po ndihem mire. Kam mësuar gjëra të reja nga akademia këtu rreth fizarmonikës dhe pianos”, tha Marko Djurevic.

“Kjo është hera e parë që vij këtu dhe jemi shumë mire, është eksperiencë e bukur. Për Rrok Akademi është i veçantë fakti se këtu ka shqiptarë, malazezë, serb, shqiptarë të Kosovës por edhe italianë dhe kjo do të thotë se është koha për unitet dhe bashkëpunim. S’ka shumë  rëndësi nga vijmë, por rëndësi ka të mësojmë dhe të punojmë bashkë”, tha Mario Zambrini.

Drejtori Artistik, Florian Jakaj thotë se qëllimit të Rrok Akademi, po ia arrijnë me sukses.

Gjatë kësaj periudhe, të rinjtë do të zhvillojnë edhe koncertet e tyre në Shkodër,  ne kuadër të Festivalit të Muzikës “Shkodra Jazz Festival”.

Top Channel