“Mashtroni njerëzit kot se jeni të lidhur”/ Sindi poston foton e parë me të dashurin: Ai humb në sytë e mi

13/08/2021 13:18

Sindi Loci është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” që bën shumë bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Madje disa e kritikojnë se si qëndron kaq shumë kohë në rrjetet sociale, e nga ana tjetër thotë se është shumë e angazhuar me projektet e saj.

E si pasojë, kësaj radhe ajo ka vendosur që fillimisht të pyes fansat nëse duhet ta bënte apo jo pyetësorin e radhës, e shumica i kanë thënë po. Kështu Sindi ka gjetur kohën që t’u kthejë përgjigje pyetjeve kurioze të ndjekësve të saj.

Në këtë bashkëbisedim, ajo ka zbuluar se është shumë e dashuruar, por nuk dëshiron që ta bëjë publikë të dashurin e saj.

Intervista e Sindit me ndjekësit:

A je e dashuruar?

Po, mendoj se jam.

Kur do e postosh të dashurin?

Do kujdesem shumë që gjithçka të qëndrojë private aq sa mundemi… Nuk duam që vëmendja e publikut të interferojë në asnjë moment në atë çfarë ne kemi.

Shkronja e parë e personit që të ka rrëmbyer zemrën do na e thoje, besoj. Dashni për ty

Jo, jo, jo asnjë detaj se e di që jeni dedektiva të paparë. Të përqafoj

Po ça të dashuri o Sind se sa dolët nga Për’puthen ju gjetët të dashur. Mashtroni njerëzit kot

Kam nja katër muaj që s’jam më pjesë e Për’puthen. Nuk do mashtroja askënd për asnjë arsye. Jo për gjë po unë as nuk gënjej dot se s’ja kam idenë. Më del gënjeshtra përnjëherë.

Si të bëri për vete moj gocë, si të flet, si të trajton?

Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi edhe sikur koha ndalin. Pastaj nuk e di, më jep gjithmonë atë ndjesinë e paqes kur jam me të. Etj, etj. Do mu deshte gjithë nata të ta shpjegoja.

Mos ndoshta kë të bëjë pak lidhja e re në këtë ndryshim tëndin për mirë? Vazhdo kështu

Po, kam gjetur dikë që nxjerr në pah anën time më të mirë mendoj.

Në fund të këtij bashkëbisedimi të gjatë, ish-konkurrentja e reality show-t ka postuar edhe një foto, ku duket se është dora e saj dhe e të dashurit. Madje këtë foto e ka lënë në ekranin e telefonit të saj.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel