Komedia “V në kub”/ Premiera në teatrin “Bylis” të Fierit me regji të Bruno Shllakut

13/08/2021 19:58

‘V në kub’ titullohet komedia që do të vihet së shpejti në skenën e teatrit Bylis.

Komedia ka në qendër të saj jetën sentimentale të tre grave të reja me profesione të ndryshme por me ngarkesë emocionale të njëjtë, në kërkim të dashurisë së tyre.

Mimoza Marjanaku, aktore e teatrit ‘Aleksandër Mojsiu’ në Durrës, Rudina Nallbani, aktore në Belgjikë dhe Miola Sitaj, aktore e teatrit ‘Bylis’ në Fier, janë tre aktoret që interpretojnë në komedinë ‘V në kub’.

Ndonëse i përkasin brezave te ndryshëm, tre aktoret i bashkon origjina e tyre qe është qyteti i Fierit. Rikthimi ne skenën e teatrit Bylis per to është një emocion i veçante.

Komedia “V ne kub” do te vihet ne skene nga regjisori shkodran Bruno Shllaku. Duke filluar nga 15 gusht do te shfaqet per tre net rresht ne sallën e teatrit Bylis dhe do te çele sezonin e ri teatror ne Fier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA