Arsenali dështon të marrë pikë që në ndeshjen e parë të Premier League-s por ç’është më e rëndësishmja “Topçinjtë” gjunjëzohen nga një skuadër që për herë të fundit kishte marrë pjesë në elitën e futbollit anglez plot 74 vite më parë.

Ishte pikërisht skuadra modestë e Brendfordit, që me entuziazmin e debutueses u dha një leksion futbolli londinezëve.

Tifozët në “Brentford Community Stadium” shpërthyen në festë në minutën e 22-të, kur Canos e dërgoi topin në rrjetë, pasi mori një pasim nga Pinnock. Arsenali pati kohën e mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, por çuditërisht ndodhi ajo që nuk e prisnin “Topçinjtë”: Christian Norgaard i Berndfordit kërceu mbi të tjerët me kokë, me portierin Leno që mposhtet për herë të dytë.

Ekipi i drejtuar nga Arteta nuk kishte më ç’të humbiste dhe u hodh në sulm, por as Xhaka (86’), as Pepe (87’) e as Saka (90+4’) nuk ia dolën të realizon qoftë një gol në këtë sfidë të parë të Premier League-s. Një start ëndrrash i sezonin për Brendfordin, që la gjurmë që në provën e parë, përballë një prej ekipeve më të mira të futbollit anglez.

Top Channel