Borusssia e Monchengladbachut ia bën “malore” Bayernit që në ndeshjen hapëse të Bundesligës. Në “Borussia-Park” klampionët në fuqi ishin me fat që morën një pikë, duke barazuar 1-1, pasi “ujqërit” nuk do të kishin vjedhur asgjë nëse në një nga rastet e fundit të pjesës së dytë do të tundnin rrjetën.

Golin e pare të këtij sezoni të Bundesligës e realizoi Plea në minutën e 10-të, me një goditje në hyrje të zonës. E logjikshme epërsia e vendësve pas një starti të vrullshëm, që nuk i dha kohë Bayernit të shtronte lojën. Me kalimin e minutave bavarezët e morën veten dhe në minutën e 26-të vetëm një Sommer fantastik do t’ia prishte festën e golit Lewandowskit. Gjighsesi, portieri zvicëran nuk mundi të bëntë asgjë në të 43-tën, pas asaj goditjeje të befasishme të sulmuesit polak, që kapi të papërgatitur mbrojtjen vendëse.

Në pjesën e dytë, të paktën në dy raste (në minutat 52’ dhe 60’), Sommer do të shfaqej i jashtëzakonshëm me reflekset e tij pas tentativave të Lewandowskit, ndërsa në në të 70-tën rreziku do të kalonte në portën tjetër, ku Neuer do të bënte mrekullinë, duke i mohuar golin Stindl.

Marcus Thuram i dha tjetër forcë sulmit të Gladbachut, teksa zëvendësoi Plean në 64-tën. Djali i ish-mbrojtësit të famshëm francez, Lilian Thuram, për çështje milimetrash nuk ia doli ta devijonte topin në rrjetë në të 77-tën, ndërsa në dy raste të njëpasnjëshme (83’ dhe 84’) u rrëzua në zonë, por kryesori, i asistuar edhe nga sistemi VAR nuk akordoi 11-metërsh.

Rreziku u fundit i sfidës erdhi në minutën e 5-të shtesë nga Joshua Kimmich, goditja e të cilit për fatin e mirë të vendësve përfundoi jashtë, me gjyqtarin që pas pak sekondash vërshëlleu për fundin e takimin, që ofroi emocione të shumta, por jo një fitues, edhe pse të dyja skuadrat dhanë gjithçka për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.

Top Channel