Villarreali nuk ia del të bëjë një mrekulli të dytë përballë ekipeve të mëdha angleze. Skuadra spanjolle, fituese në fuqi e Europa League-s (mposhti në finale Mancheter United vetëm pas goditjeve të 11-metërshave), u ndal vetëm tek penalltitë përballë Chelsea-t në finalen e Superkupës së Europës që u zhvillua në Belfast.

Blutë e Londrës triumfuan 6-5 në ruletën e penalltive, teksa koha e rregullt dhe dy kohët shtesë me nga 15 minuta përfunduan në barazim 1-1. Takimi u zhbllokua në minutën e 27-të nga Ziyech, ndërsa në të 73-tën barazoi Moreno.

Te penalltitë ndër futbollistët e Chelsea-t gaboi vetëm Kai Havertz që në serinë e parë, ndërsa nga futbollistët e “Nëndetëses së Verdhë” nuk ia dolën të shënoin Mandi në serinë e dytë dhe veterani Albion në serinë e shtatë.

Humb për herë të tretë si trajner në Superkupën e Europës Unai Emery, ndërsa Chelsea e bën të tijin për herë të dytë në histori këtë trofe.

Top Channel