Australia ka zgjatur kufizimet ekzistuese kundër pandemisë së COVID-19 për një javë tjetër, me qëllim për të parandaluar transmetimin e llojit ‘Delta’.
Kufizimet ekzistuese të bllokimit në Melbourne u zgjatën për të gjashtën herë pasi u regjistrua rritje e rasteve të reja me COVID-19 në qytetin e dytë më të madh të Australisë.
Vendimi vjen pasi shteti Victoria regjistroi 20 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews, njoftoi se bllokimi do të zgjatet deri të enjten, 19 gusht.
Autoritetet australiane theksojnë se të paktën 70 për qind e popullsisë duhet të vaksinohet kundër koronavirusit që bllokimet të mos jenë të nevojshme. Deri më tani, vetëm 24 për qind e të rriturve australianë janë vaksinuar plotësisht.
Top Channel