Shfaqja më e mirë në Serbi/ U vlerësua monodrama e regjisorit Adonis Filipi dhe aktori  Xhuliano Brisku

12/08/2021 19:57

Bluz per alto Sax, shfaqja e vënë me mjeshtëri nga regjisori Adonis Filipi dhe nën interpretimin e aktorit Xhuliano Brisku, një monodramë, sapo është vlerësuar me çmimin shfaqja më e mirë teatrore muzikore në Nisville jazz Festival që mbahet në Serbi. Kjo shfaqe pritet të vijë për publikun shqiptar me fillimin e sezonit teatror.

Shfaqja është e ndërthuru midis muzikës dhe teatrit. Shfaqja flet për një saksofonist, i cili ndodhet në burg, pasi ka vrarë pa dashur shokun e tij të ngushtë për shkak të një femre. Në mendjen e tij ai është i lirë duke luajtur me saksofonin e vet dhe duke përjetuar të njëjtat ëndrra si të ishte jashtë.

Kjo vepër e autorit Doru Motoc sjell dashurinë për jetën dhe magjinë e të bukurës. Puna për të ka nisur në muajin e parë të karantinës. Dhe premiera e saj e parë ka qenë e mbyllur për shkak të kushteve anticovid. Shfaqja u xhirua në skenë e teatrit eksperimental dhe prej aty u bë pjesë e festivaleve.

Së pari duhet të themi që festivali ishte goxha prestigjioz. Ishin trupa nga Hollanda, Italia, Franca dhe nga shumë shtete të tjera të botës. Dhe një falënderim për regjisorin Adonis Filipi, i cili me mjeshtëri arriti ta abdetojë shfaqen në një kohë rekord në një ambient jashtë të kalasë së  qytetit të Nishit.

Në këtë festival interpretuan 12 trupa nga shtete të ndryshme. Juria drejtohej nga Franco Ungaro, si dhe kritik te teatrit dhe skenës Serbe.

Top Channel