Një shkrim kritikues i Edi Rama mbi qëndrimet kundërshtues të Kosovës ndaj nismës “Balkani Hapur” ka rikthyer përplasjet në distancë të kryeministrit  shqiptar me disa  drejtues  partish si në pushtet ashtu dhe në opozitë në  Prishtinë. 

Pjesë e debatit  të ditëve te fundit u bë  edhe  kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli.

Pacolli: Pa pretendime politike, mbështetje, kritikë apo preferencë ndaj askujt, e kam më se të nevojshme të ftoj përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet, të lënë mënjanë inatet dhe teket dhe interesat personale dhe të fillojnë të punojnë së bashku e të harmonizojnë dhe koordinojnë të gjitha veprimet politike, në një kohë kur mbështetja për Kosovën nga Shqipëria, është më se e nevojshme.

Ish-presidenti  Behgjet Pacolli  beson se nga ky revalitet i krereve  te dy shteteve ajo që humb më shumë është Kosova.

Pacolli: Shqipëria është në një pozitë më të fortë se Kosova, duke filluar me faktin se Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë, ka shumë më tepër burime natyrore sesa Kosova dhe qëndron gjithashtu fakti i padiskutueshme që çdo ditë Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Rajon dhe më gjerë.

Pacolli këshillon liderët e Prishtinës të punojnë bashkërisht me  homologët e tyre në Shqipëri në  interes të qytetarëve e sidomos të shtet- ndërtimit të Kosovës.

Top Channel