Ish-bashkëshortja e Eminem, Kim Scott, ka tentuar të vetëvritet. Më 30 korrik në komisariatin e policisë është bërë një telefonatë për të raportuar se një person ka tentuar vetëvrasjen në shtëpinë e saj në Michigan.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, raportohet se Scott nuk ishte në vete dhe atyre iu desh që ta mbanin me forcë. 46-vjeçarja dyshohet se ka prerë veten, pasi kishte plagë të vogla në këmbë dhe në dysheme kishte gjak.

Thuhet se autoritetet e dërguan atë në spital për vlerësim mjekësor dhe psikologjik, dhe tashmë ajo është rikthyer në shtëpi për t’u shëruar. Incidenti i supozuar ndodhi vetëm një javë pasi nëna e Scott, Kathleen Sluck, vdiq më 23 korrik në moshën 65-vjeçare.

Ndërkohë, motra e Kim vdiq në vitin 2016 dhe shkak dyshohet se ka qenë mbidoza e heroinës. Ajo ishte vetëm 41 vjeç. Pas vdekjes së Down, Kim tha se kurrë nuk do të ndihej e plotë përsëri. Eminem dhe Kim u martuan në vitin 1999 dhe u divorcuan në vitin 2001. Ata kanë një vajzë së bashku, e cila quhet Hailie.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel