Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu foli për vettigun duke ende nuk kanë vendosur se cilin skenar do ta përdorin për drejtësinë kosovare. Ajo tha se po konsiderohen ndryshimet kushtetuese, por si alternativë do të jenë edhe ndryshimet ligjore.
Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Haxhiu paralajmëroi edhe Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës se nuk do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë në rast se nuk punojnë bashkërisht për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
“Relacionet ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial dhe anën tjetër Këshillit Gjyqësor do të jenë të mira në momentin kur duam të bëjmë punë të mira. Unë nuk mund t’i mbështetës as KPK-në dhe as KGJK-në nëse ata iu mbyllin sytë përballë shkeljeve dhe skandaleve me të cilat jemi përballë gjatë kësaj jave dhe ditëve të fundit. Në momentin kur nuk ka reagime nga skandalet e incizimeve që u publikuan, padyshim se do të kritikohen nga Ministria e Drejtësisë. Pasi ne jemi zotuar se do të kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”.
Këshillit Gjyqësor të Kosovës reagoi pas deklaratës së ministres duke thënë se po i përmbushin përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore dhe se qëndrime të tilla nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve.
“Përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale. KGjK, ka mekanizmat e vet për adresimin e secilës çështje thuhet në reagim, ndaj çfarëdo përpjekje nga jashtë, përfshirë edhe deklaratat e Ministres Haxhiu, janë pa ndikim në mënyrën se si funksionon ky Këshill.”
Këtë valë reagimesh e shkaktoi zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në një konferencë për media të martën ku akuzoi ish-ministren e këtij dikasteri Dhurata Hoxha dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës për dhënien e 1 milion eurove në mënyrë të kundërligjshme për grupe të caktuara të ekspertëve mjekoligjorë.
Top Channel