Të shtënat me armë zjarri në Gjakovë/ Policia jep detajet, ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

11/08/2021 16:06
Foto ilustruese

Disa të shtëna me armë zjarri u shënuan mbrëmjen e djeshme në Gjakovë, Rrugën “Bardhyl Qaushi”. Si rezultat dy persona mbetën të plagosur dhe janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Dy viktimave iu është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, njëri nga viktimat është liruar për në shtëpi ndërsa viktima tjetër është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë sipas mjekut kujdestar”, njofton policia.

Raportohet se ditën e sotme është arrestuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes, si dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është përdorur në rast.

“I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune intenzive hetimore nga Policia, sot me datën 11.08.2021, është marr informata për lokacionin e ndodhjes së të dyshuarit dhe pas veprimeve të shpejta operacionale i dyshuari është arrestuar, si dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është përdorur në rast. Pas arrestimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, bën me dije policia.

Top Channel