Spiuni i Rusisë në ambasadë. Arrestohet britaniku në Gjermani

11/08/2021 11:30

Një shtetas britanik është arrestuar në Gjermani nën dyshimin për spiunazh për Rusinë.

Prokurorët federalë gjermanë thanë se personi – i identifikuar vetëm si David S – punonte në ambasadën britanike në Berlin.

Ai dyshohet se i kaloi dokumente inteligjencës ruse “të paktën një herë” në këmbim të një “sasie të panjohur” parash.

57-vjeçari u arrestua në Potsdam jashtë Berlinit të martën dhe shtëpia dhe vendi i tij i punës janë kontrolluar.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane tha se Berlini po e merrte çështjen “shumë seriozisht” dhe tha se spiunimi nga “një partner i ngushtë i aleancës në tokën gjermane është i papranueshëm”.

Arrestimi ishte rezultat i një hetimi të përbashkët Britanik-Gjerman, thuhet në deklaratë.
Autoritetet gjermane janë përgjegjëse për hetimin, por oficerët do të vazhdojnë të punojnë me homologët gjermanë, tha policia.

I arrestuari do të dalë para një gjykatësi të mërkurën.

Top Channel