Regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 në 6 muajt e fundit në Izrael

11/08/2021 01:50

Në Izrael është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore në 6 muajt e fundit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6.275 raste me COVID-19 dhe 17 persona kanë humbur jetën nga ky virus. Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 6.559 dhe numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 908.332.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se numri i rasteve të zbuluara në ditën e fundit është numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara që nga 8 shkurti në vendin me një popullsi prej afërsisht 9,3 milionë banorësh.

Top Channel