Basketbollisti 27-vjeçar gjerman, Dennis Schroder habiti të gjithë pak ditë më parë, pasi refuzoi ofertën e Los Angeles Lakers për të rinovuar për 4 sezone të tjera, me një pagë totale prej 84 milionë dollarësh, ose 21 milionë dollarë në sezon.
Për ta bërë akoma të të pakuptimtë këtë refuzim, sportisti gjerman firmosi një kontratë një vjeçare me Boston Celtics, nga e cila do të përfitojë një pagë shumë modeste, vetëm 5.9 milionë dollarë në sezon, ose diçka më tepër se çerekun e asaj që i ofroi Lakers pak ditë më parë.
Vetë Schroder e ka nisur me mjaft optimizëm eksperiencën e re, teksa është shfaqur mjaft i lumtur që do të bëhet pjesë e Boston Celtics, ku do të ketë mundësi të luajë me yje të tjerë si Jayson Tatum dhe Jaylen Brown.
“Boston Celtics është një nga “franchise”-t më të mirë në historinë e NBA, ndaj do të jetë një nder për mua që të vesh fanellën bardhejeshile e të bëj atë që dua në parket”, deklaroi 27-vjeçari i lindur në Braunshweig të Gjermanisë.
Megjithatë burime pranë basketbollistit zbulojnë se akordi mes Schroder dhe Boston Celtics parashikon një rinovim në shifra mjaft të larta, nëse bashkëpunimi mes palëve do të shkojë mirë këtë sezon.
Top Channel