Tregut shqiptar iu shtua edhe një produkt me ngrohje. lil Solid, prezantuar nga IQOS, një produkt me përmasa mini i kategorisë me ngrohje, u prezantua këtë muaj duke u bërë kështu, produkti i dytë i kësaj kategorie pas IQOS. Lil-i është prodhim i KT & G, një kompani Koreano Jugore e njohur për produktet pa tym, dhe lil Solid është produkti kryesor me ngrohje i kompanisë.
Pikërisht për këtë arsye, Philip Morris International, kompania kryesuese në botë në industrinë e duhanit, mori në marrëveshje me KT & G të drejtat për ta shpërndarë lil Solid në tregjet e Azisë Qëndrore dhe Europës Lindore, përfshirë Shqipërinë.
Viteve të fundit, Philip Morris International, më parë i fokusuar ekskluzivisht tek cigaret tradicionale, po investon shuma marramendëse parash për produktet pa tym, dhe i ka vënë të gjitha bastet në atë që quhet “transformimi i industrisë së duhanit” me synimin për të qenë një kompani që prodhon 100% produkte pa tym. Duhet thënë, jo pa sukses: CEO i ri i Philip Morris International, Jacek Olczak, në emërimin e tij në Maj njoftoi se në 2020-ën, kompania kishte marrë 25% të të ardhurave prej produkteve pa tym, me në krye produktin me ngrohje IQOS. Ai theksoi gjithashtu angazhimin e PMI për të përshpejtuar transformimin në vitet e ardhshme, me objektiva mjaft të qarta.
“PMI është një lider i industrisë sa i takon inovacionit shkencor dhe ambicia jonë është që më shumë se gjysma e të ardhurave tona në 2025-ën të vijnë nga produktet pa tym.”, deklaroi Z. Olczak.
Transformimi i industrisë së duhanit ka qenënë vëmendje edhe në median shqiptare. Në prill, Tommaso Di Giovanni, Zëvendës presidenti global për Komunikimin Ndërkombëtar të Philip Morris International, i ftuar në “ABC” foli për angazhimin intensiv të Philip Morris në këtë drejtim.
“Sot që flasim, transformimi ynë është kaq intensiv, sa kemi më shumë se 400 shkencëtarë të cilët punojnë pa pushim për produkte me risk të reduktuar.”, u shpreh Di Giovanni në “ABC”, duke shtuar se 70% e shpenzimeve të kompanisë së tij shkojnë pikërisht për produktet pa tym, veçanërisht ato me ngrohje.
Kjo kategori produktesh ka nisur komercializimin masiv në vitin 2015, por duket se ka gjetur një situatë mjaft të favorshme, përsa kohë përbën ¼-at e fitimeve të kompanisë lider të duhanit në të gjithë botën. Jo vetëm Philip Morris; të gjitha kompanitë më të mëdha të duhanit po prodhojnë produkte pa tym, dhe janë duke bërë përpjekie edhe me produkte me ngrohje, kategori e cila aktualisht udhehiqet dhe kryesohet nga PMI.
Një prej këtyre kompanive është dhe koreania KT & G, e cila me produktin lil Solid ka shfaqur një performancë mjaft solide në tregun Korean. Sa i takon tregut tonë, shtimi i një produkti të dytë në këtë kategori është padyshim një tregues i transformimit të industrisë së duhanit, drejt të ardhmes pa tym të premtuar nga prodhuesit e mëdhenj.
Top Channel