Çfarë ofron Tirana në ditë gushti? Aktivitete kulturore për ata që nuk kanë ikur me pushime

11/08/2021 19:46

Në këto ditë të nxehta të gushti, për ata që nuk kanë zgjedhur të largohen nga Tirana, ka disa alternativa se si mund të shijojnë pasditet e vona nëpërmjet artit.

Së pari për të gjithë dashamirësit e kinemasë, open air Tirana, kinemaja e hapur, vjen çdo natë në qytet tek parku i madh i liqenit.

Ndërsa për klasikët që duan të shijojnë magjinë e ekranit të madh në eksperiencë e sallës së kinemasë aktualisht mund të ndjekin Jungle Cruise – Bazuar në parkun argëtues të Disneyland ku një anije e vogël lumi merr një grup pasagjerësh në udhëtim përmes xhunglës të mbushur me kafshë të rrezikshme dhe zvarranikë të ndryshëm. Si dhe Spirit Untamed, The Suicide Squad dhe The Ice Road.

Nëse arti pamor është i preferuari juaj i veggenti sjell punët e dy artistëve italiane, Tuttofuoco dhe Anastasio që kanë pranuar ftesën për të punuar më vete, por njëkohësisht së bashku, në një projekt specifik në Tiranë, në të cilin reflektimi mbi kulturën dhe historinë e ndërlikuar të Shqipërisë do të mund të takohet me ndjeshmërinë e tyre artistike. Instalacionet e tyre të vendosura në një prej vilave të bllokut shënjë një kapitull të ri në marrëdhënien kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë.

Missing Stories është një tjetër ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar që pasqyron punën e detyruar nën regjimin nazist. është një projekt artistik ndërkombëtar, i iniciuar nga Instituti  dhe që bën bashkë artistë nga Shqipëria , Serbia, Mali i Zi, dhe Gjermania.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit G-Art Kids organizojnë aktivitetin Art Crafts, çdo fundjavë. Që ndërthur vizatimin, pikturën, krijimin dhe artizanatin.

Top Channel