24/11 22:56
Në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 20.450 raste me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 20.450 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve gjithsej deri më tani ka arritur në 6.305.158, ndërsa me 30 vdekje në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 112.250.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 8.685 persona, prej të cilëve 1.556 në kujdesin intensiv. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në 7 ditët e fundit është regjistruar në 4,2 për qind.
Top Channel