Nga Anila Hoxha

Myfiti e fshehu poshtë kapeles së policit plagën që i la në kokë çengeli me të cilin e goditi një i burgosur i ndezur nga furia për tu arratisur.

Pa bujë, pa lavdërime, pa rrahje krahësh dhe pa duartrokitje , Myfiti doli në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të parët që u shtangën ishin policët e tjerë që e pyetën ” pse dole bëj pushim” . Policët që sollën të paraburgosur në gjykatën e Apelit tregojnë me fraza që ndryshojnë nga njeri tek tjetri por që kanë të njëjtin kuptim -s’kam gjë, dola se kjo është detyra ime.

Mbas arratisjes së dështuar , polici durueshëm ju përgjigj SHKKB, durueshëm policisë, prokurorisë dhe mjekëve. Sidomos mjekët që i qëndruan mbi krye, i qepën plagën mbi kokë dhe krahun që ai e ngriti lart instiktivisht për tu vetëmbrojtur , mbasi Fatmir Pjetri, i burgosuri me 30 vite dënim iu hodh përsipër duke e goditur me çengelin e hekurt.

Ekspertet e mjekësisë ligjore pohojnë se polici shpëtoi sepse jetëgjati nuk bëhet jetë shkurtër, e megjithatë përtej këtij interpretimi Myfiti që pret të dalë në pension meriton një duartrokitje, mbasi furia e një të burgosuri në arratisje e sipër është ndër më të rrezikshmet për jetën.

Disa policëve u shpëtoi lehtësisht Dritan Dajti, disa të tjerë në Drenovë u tulatën kur shtatë të burgosur të rrezikshëm dolën nga burgu në mënyrë spektakolare, teksa një tjetër kishte dështuar të dilte nga tuneli i 313.

Histori që tregojnë se si shumë policë përfunduan në burg , mbasi u dyshuan si bashkëpunëtorë dhe nuk arritën dot të provonin pafajësinë.

Myfiti parandaloi një arratisje të një trafikanti të dënuar me 14 vite burgim për mëse 600 kilogramë kokaine dhe një grabitësi qe i maskuar edhe si Babagjysh, rrënqethi ndër vite e traumatizoi qytetarë e biznesmenë me sulmet e armatosura.

Veprimi i këtij polici nuk mund te kaloje ne heshtje dhe as me indiferentizëm, ndonëse ai bëri veç detyrën.

Ai meriton një duartrokitje, sepse është mes të paktëve që përmes sakrificës sapo ka dhënë deklaratë dashurie për atdheun e tij.

Ky polic modest që qëndron në derën e brendshme të një burgu , që vitet me të shumta të jetës i ka kaluar duke u veshur urtësisht me uniformën e policit të disa burgjeve.

Mbas rrezikimit të jetës , ai u kthye në burgun 313 dhe u ul sërish në vendin e tij të zakonshëm dhe policët e tjerë tregojnë se u stepën kur e gjetën aty tek porta .

Teksa shoqëronin të paraburgosurit për seanca në gjykatën e Apelit njëri ndër ta përsërit dhe të tjerët aprovojnë se si ndodhi sulmi – i burgosuri i tha – mos u afro se do të vras! Dhe kur më u vendosëm prangat Pjetri e kërcënoi prapë:- nuk e harroj fytyrën tënde, mbaje mend çdo të bëj ty dhe familjes tënde.
Myfiti sipas asaj që thonë e përsërisin nga e diela kolegët e tij mbante dorën tek plaga dhe në heshtje u drejtua tek porta. Atje ku kishte detyrën dhe ku më pas zëvendësuan derisa të mjekohej.

Ja një njeri që e do Shqipërinë. Sa të tjerë të panjohur si ai..

Top Channel