Grealish: Jam bërë pjesë e klubit më të suksesshëm të dekadës së fundit, rinovon John Stones!

10/08/2021 23:44

Më 5 Gusht Jack Grealish kaloi nga Aston Villa tek Manchester City për një shifër marramendëse. “The Citiziens” paguan 117.5 milion euro për kartonin e 25 vjeçarit i cili nënshkroi me “Sky Bluyes” deri në vitin 2027. Pas dëbutimit në Superkupën e Anglisë tashmë ka ardhur edhe intervista e parë e anglezo-irlandezit si një futbollist i Manchester City duke treguar se me sa emocione i dha lamtumirën e tij Aston Villas.

“Ishte e vështirë të ndahesha nga Aston Villa, besoj se e patë se si ndjehej Messi në konfernencën për shtyp, në të njëjtën mënyrë u ndjeva dhe unë ditën time të fundit tek Aston Villa. Takova stafin, shokët e skuadrës dhe u emocionova shumë, aq sa filluan të më dilnin lot, por kishte ardhur momenti për tu larguar.”

Më tej mesfushori shpjegoi edhe arsyen se përse zgjodhi të luante për Manchester City-n.

“Gjithmonë e kam shprehur dëshirën time të madhe për të luajtur në Champions League dhe natyrisht që diçka të tillë nuk mund ta bëja tek Aston Villa. Për këtë arsye kam ardhur në një klub që ka shumë potencial. Manchester City është klubi anglez më i sukseshëm në 10 vitet e fundit, drejtuesit treguan besim ndaj meje dhe mendoj se kam ardhur në kohën e duhur.”

Ndërkaq Manchester City ka njoftuar edhe rinovimin me qëndërmbrojtësin John Stones. 27 vjecari që u transferua nga Evertoni tek ” The Citiziens” në 2016-ën do të jetë pjesë e “Sky Blues ” deri në vitin 2026.

Top Channel