Leo Messi ende nuk ka mbërritur në Paris, për të firmosur kontratën me PSG-në, megjithatë Gigio Donnarumma tashmë i uron “mirëseardhjen” në klubin e kryeqytetit francez.
“Nuk është ende zyrtare, por mendoj se do të jetë së shpejti,” – tha portieri italian për Sky Sport. -“Jam i kënaqur që do të mbërrijë këtu. Ai është një lojtar i madh, më i forti në botë. Jam i emocionuar, i lumtur dhe i nderuar që do ta kem në ekip dhe që mund të luaj me të”.
Fjalët e Donnarummas duken si një lloj konfirmimi se e hedhja e të zezës mbi të bardhë nga Messi do të ndodhë së shpejti. Tani gjithçka që mbetet është të presim për zbarkimin zyrtar në Paris të argjentinasit dhe prezantimin në stilin madhështor nën kullën Eifel.
Top Channel