Don Xhoni tashmë është kthyer në një prej reperët më të preferuar të publikut shqiptar.

Edhe pse ka pak kohë në industrinë muzikore, ai arriti që të bëjë për vete mijëra fansa.

Sa herë që ai merr pjesë në një koncertn,sallat janë të mbushur plot me fansa të tij, që dinë përmendsh çdo këngë.

Por duket se së fundmi Don Xhoni është përballur menjë situatë jo shumë të këndshme. Mediat kosovare shkruajnë se rritja e rasteve të reja me Covid gjatë ditëve të fundit, ka bërë që policia dhe Inspektorati të dalin në terren për kontrolle të ndryshme.

E duke qenë se në koncertin e Don Xhonit ishin grumbulluar njerëz përtej limit të lejuar, ka ndërhyrë policia, e cila ka ndërprerë performancën e tij. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe reperi i njohur nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

“Ferizaj, kërkojmë falje për sonte. Faji nuk ishte te ne por te policia me inspektoriatin që na ndaluan festën. Shihemi shumë shpejt”, shkruan reperi në reagimin e tij.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel