Inflacioni, niveli më i lartë nga 2018/ Në korrik arriti në 2.2%,  ushqimet dhe transporti janë dy grupet kryesore që kanë ndikuar

09/08/2021 19:48

Në muajin Korrik inflacioni arriti nivelin 2.2%. Niveli më i lartë i arritur që nga gushti i 2018-ës në lidhje me ndryshimin vjetor. 

Në muajin Korrik inflacioni arriti nivelin 2.2%. Niveli më i lartë i arritur që nga gushti i 2018-ës në lidhje me ndryshimin vjetor.  (TAB 1)

Hapja e ekonomisë dhe rritja e kërkesës për produkte ka ndikuar në këtë rritje çmimesh si dhe ardhja e shtetasve të huaj për pushime në Shqipëri. (TAB 2)

Ushqimet dhe transporti janë edhe dy grupet kryesore që kanë ndikuar në niveli ne lartë të inflacionit në muajin korrik, i cili gjithsesi mbetet ende poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Zarzavatet janë ato që kanë ndryshimin më të lartë në cmim, ndërsa karburanti ka arritur mesatarisht në nivelin e 170 lekëve, me një rritje prej katër herësh muajt e fundit.

Grupe të tjera që gjithashtu kanë ardhur me rritje të konsiderueshme janë qiraja, uji dhe energjia. Grupi tjetër me rritje është komunikimi, ku kompanitë celulare kanë rritur çmimet për shërbimet e tyre. Edhe çmimi i mobiljeve shtëpiake ka pësuar rritje. (TAB)

Kjo rritje çmimesh është ndjerë tek qytetarët, të cilët kanë ulur fuqinë blerëse.

Ashtu siç u shpreh edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ndërsa rritja ekonomike ishte e lartë, papunësia mbeti sipër nivelit të synuar, madje duke pësuar rritje gjatë tremujorit të parë.

Përveç papunësisë vihet re edhe një tendencë e shqiptarëve për të kursyer në lidhje me pasiguritë e të ardhmes, ku niveli i depozitave në vend ka arritur një rekord maksimal historik, duke kapur shifrën e 1.13 trilionë lekëve, ose 9.1 miliardë eurove gjatë muajit maj.

Rritja e çmimeve të konsumit ka ardhur me rritje graduale gjatë këtij viti, për të bërë një ulje negative vetëm gjatë muajit qershor, të cilët ekspertët e ekonomisë e cilësuan si një reflektim ndaj uljes së fuqisë blerëse dhe mbarimit të periudhës zgjedhore. Ndërkohë gjatë korrikut, sezoni turistik duket se e ka dërguar sërish inflacionin në rritje të konsiderueshme.

Top Channel