E kërkon Manchester City, Harry Kane i disponueshëm për sfidën ndaj kampionëve

09/08/2021 23:40

Manchester City do të ishte destinacioni i tij ideal, por Harry Kane mund ta shohë veten në fushë përballë skuadrës së Pep Guardiolas në javën e parë të Premier League-s.

“Të gjithë lojtarët që punojnë çdo ditë me ekipin janë opsion për ne”, – sqaroi Nuno Espirito Santo, trajneri i Tottenham, duke iu përgjigjur atyre që e pyetën nëse qendërsulmuesi do të ishte i disponueshëm për ndeshjen e së dielës, pasi u paraqit disa ditë me vonesë për shkak të pushimeve, duke nxitur thashethemet se ishte një qëndrim për të detyruar klubin që ta shiste.

– “Ne duhet të flasim, kjo duhet të ndodhë sot. Pastaj, shpresoj se do të zgjidhim çdo situatë, kjo është gjëja e rëndësishme. Ne duhet ta zgjidhim situatën të gjithë së bashku.”

Top Channel