Gazeta franceze L’Equipe njoftoi detajet e kontratës që duhet nënshkruar nga Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain të martën.
Gjithçka është gati për transferimin, të cilin askush nuk mund ta merrte me mend deri pak ditë më parë. Është e qartë se Messi gjeti një klub të ri pasi u konfirmua javën e kaluar se ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë, pavarësisht faktit se ra dakord për një kontratë të re tri javë më parë.
Mundo Deportivo spanjolle shkruan se prezantimi i argjentinasit si lojtari i ri i Paris Saint-Germain duhet të bëhet nesër, dhe L’Eqiupe përmes burimeve të veta ka siguruar një kontratë, të cilën Leo Messi është gati ta nënshkruajë.
L’Equipe pretendon se kontrata është shumë më e madhe se sa ishte shkruar në ditët e mëparshme, dhe se Messi do të fitojë 40 milionë euro në vit, ndërsa në javë përllogaritet 769.000 euro.
Kontrata është për dy vjet me opsionin e një tjetri, dhe Messi gjithashtu duhet të marrë një bonus prej 30 milionë eurosh brenda kontratës.
Top Channel